Ne përdorim cookies. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni politikën e privatësisë

Welcome
Small topic picture

Informacione për personat prej “vendeve me origjinë të sigurtë”

Qeveria Gjermane mendon që atdheu juaj është vend i sigurt. Shumë njerëz në Gjermani kanë mendim tjetër për këtë dhe ju besojnë juve që keni pasur arsye të mira për të ikur.
Nëse vini prej një vendi që Gjermania e quan “të sigurt”, ju duhet të gjeni fakte që tregojnë që ai vend për ju është i pasigurt. Kjo është e rëndë.

Këto vende janë vende “me origjinë të sigurt”

Këto janë vende “të sigurta” janë: Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Gana, Maqedonia, Mali i zi, Senegali, Sërbia dhe Kosova. Kjo mund të ndryshojë. Në Aufenthaltsgesetz mund të shikoni se aktualisht cilat vende janë.

Anhörung

Anhörung është "intervistë". Është më e vështirë për ju se sa për të tjerët.

Anhörung është shumë me rëndësi. Pregadituni mire për Anhörung. Ekziston një brochure në faqen e internetit asyl.net dhe një film në faqen e internetit asylindeutschland.de që të mund të përgaditeni për Anhörung. Pyesni një Qendër Këshillimi dhe ju thonë se ju duhet ndihmë për Anhörung.
Ju duhet ta argumentoni që ju përndjekin. Gjermania mendon që në atdheun tuaj askush nuk është persekutuar në vendin tuaj të origjinës. Keni kujdes që ti tregoni të gjitha arsyet e ikjes tuaj. Ju keni të drejtë ti tregoni të gjitha arsyet e ikjes tuaj!

[! -img] Ju nuk mund të dëboheni para se të merrni një letër refuzimi.

Ligje të veçanta

Në Gjermani ka ligje të cilat vlejnë vetëm për personat që vijn nga vendet “e sigurta”, dhe që kanë marrë refuzim.

Ndalesa për të punuar
Nëse merrni refuzimin, do të keni edhe ndalesë për të punuar. Kundër kësaj ju nuk mund të bëni asgjë. Nëse keni ardhur pas dates 31.08.2015, ju gjithashtu edhe në procesin e azilit keni ndalesë për të punuar.

Kursi i gjuhës
Disa Kurse të gjuhës janë vetëm për grupe të refugjatëve.

Banimi
Ndoshta duhet të rrini në Erstaufnahmeeinrichtung (EA) . Ju gjithashtu mund të dërgoheni në një të ashtuquajtur EAE .

Residenz-Pflicht
Ju nuk duhet të largoheni nga qarku ku jeni, nëse banoni në EA ose në EAE. Nëse largoheni nga qarku ku banoni mund të dënoheni.
Nëse banoni në EAE, ky denim është shumë i lartë. Pyesni një Qendër Këshilluese .

Perspektivat në Gjermani

Ligjet në Gjermani janë shumë të vështira për ju. Ju duhet të mendoni shpejt për atë perspektivë që keni. Shikoni në pas refuzimit të kërkesës për azil - ndihmë ligjore dhe perspektiva të tjera dhe ndërprerjen e qëndrimit dhe dëbimit për të marrë informacion në lidhje me perspektivën tuaj. Në faqen e internetit aktionbleiberecht.de për të marrë informacione të rëndësishme për refuzimin. Nëse dëshironi të ktheheni ose nuk keni mundësi të tjera shkoni tek një Qendër Këshilluese për .

Visa për punë
Nëse vini nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ndoshta mund të merrni më lehtë një vizë pune. P Por është e komplikuar dhe e mundur vetëm në shumë pak raste. Ju duhet të gjeni një punëdhënës i cili do t'ju japë një kontratë pune të mirë. Ju mund të merrni një vizë për punë,vetëm nëse 24 muaj nuk keni marrë një Asylbewerberleistungen . Për më shumë informacion në faqen e internetit Flüchtlings-Rat Baden-Württemberg .
Pyesni një Qendër Këshilluese.
! Ndonjëherë Ministria e Punëve të Jashtme thotë që, është lehtë që të ktheheni përsëri në Gjermani,por shpesh kjo është shumë e vështirë.