Ne përdorim cookies. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni politikën e privatësisë

Welcome
Small topic picture

Gjuha dhe arsimi

Ju dëshironi të mësoni gjermanisht, të shkoni në shkollë ose të mësoni një profesion. Pavarësisht prej cilit vend vini dhe cfarë letërnjoftimi keni, ju lejohet të bëni kurse të ndryshme.
Fëmijët nën 18 vjet duhet të shkojnë në shkollë.

Shkolla,Kopshti për fëmijë, shkollë profesionale dhe studime

Të gjithë fëmijët në Gjermani janë të obliguar të shkojnë në shkollë. Schulpflicht dmth janë të obliguar të shkojnë në shkollë. Fëmijë ne Gjermani llogaritet ai person që është nën 18 vjet. Në Baden-Württemberg ekzistojnë lloje të ndryshme të shkollave.
Nëse dëshironi një profesion, mund të bëni një shkollë profesionale ose mund të studioni. Jo të gjithë njerëzit mund të bëjnë shkollë profesionale ose të studiojnë.

Çerdhe ditore
Fëmijët që janë më të vegjël se 3 vjet mund të shkojnë në çerdhe ditore. Nëse fëmija juaj është më i madh se 1 vjet, ka të drejtë të shkojë në një çerdhe ditore. Në gjermani nuk ka vende të mjaftueshme në çerdhet ditore. Flisni tek vendbanimi juaj me ndonjë çerdhe ditore ose pyesni një qendër këshilluese . Nëse nuk fitoni para, i paguan shpenzimet e çerdhes ditore das Sozialamt ose JobCenter . Pyesni një qendër këshilluese.

Kopshtet për fëmijë
Nëse është fëmija juaj më I madh se 3 vjet dhe më I vogël se 6 vjet, mund të shkojë në kopshtin për fëmijë. Ju keni të drejtë për atë. Nuk ka vende të mjaftueshme në kopshtet për fëmijë. Pyesni në kopshtet për fëmijë ose pyesni një qendër këshilluese . Nëse nuk fitoni para, i paguan shpenzimet e çerdhes ditore Sozialamt ose JobCenter. Pyesni një ] qendër këshilluese . Fëmijët që akoma nuk dijn të flasin mirë gjermanisht, ndonjëherë mund të qëndrojnë më gjatë në kopshtet për fëmijë. PyesniJugendamt ose njëqendër këshilluese .

Shkolla
Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 vjet dhe më i vogël se 18 vjet, e ka detyrim shkollën. Në Gjermani ka shkolla të ndryshme dhe ndonjëherë edhe klasë të veçanta për ta mësuar gjuhën gjermane. Këto klasa quhen klasa për parapregaditje. Pyesni një shkollë ose një qendër këshilluese .
Edhe njerëzit në mes moshës 18 dhe 21 mund të shkojnë ndonjëherë në shkollë. Ka ndonjëherë ekstra klasa për të mësuar gjermanisht. Pyesni për VABO-Klassen. Shpesh këto klasa janë në shkollat profesionale. Në Baden-Württemberg fëmijët e fitojnë të drejtën për shkollim nëse banojnë më shumë se 6 muaj. Ndoshta mund të shkojnë edhe më parë se kjo kohë në shkollë. Pyesni një qendër këshilluese .

Shkolla profesionale
Nëse dëshironi të mësoni një profesion, mund të shkoni në shkollë profesionale. Ju duhet të flisni gjermanisht dhe ndoshta keni certifikata. Shpesh duhet të keni nivelin A2 në gjuhën gjermane për të bërë këtë shkollë. Nëse keni certifikata ose keni humbur kredencialet tuaja, pysni një eine Anerkennungsberatung . Në Gjermani ekziston një shkollim dhe trajnim profesional. Pyesni një qendër .
Jo secili mund të bëjë shkollë në Gjermani. Ndonjëherë nuk ju lejohet refugjatëve në Gjermani që të shkollohen. Më shumë informacione a ju lejohet që të bëni shkollim në Gjermani mund të gjeni në Tabela e GGUA (fatkeqësisht vetëm në gjermanisht). Pyesni një qendër këshilluese .
Shpesh mund të qëndroni në Gjermani edhe pse jeni refuzuar në procesin e azilit. Atëherë ju do të merrni një Duldung-shkollimi. Pyesni një qendër këshilluese .

Studimi
Ju mund të studioni në Gjermani. Ju duhet të flisni mirë gjermanisht dhe të keni dëftesa. Dëftesat duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të jenë të pranuara. Pyesni një qendër këshilluese ose pyesni një universitet. Nëse i keni dëftesat ose i keni humbur ato, pyesni një qendër këshilluese për njohjen e dëftesave.

Kurs i gjuhës

Në Gjermani ka kurse për ta mësuar gjuhën gjermane. Ka kurse të ndryshme të gjuhës. Ju mund të shkoni në kurse të ndryshme njëkohësisht. Në Gjermani shpesh nuk ka kurse të mjaftueshme të gjuhëve.

Kurse fillestare të gjuhëve.
Secili mund të bëjë kurse fillestare të gjuhëve. Ka pak vende të lira në kurset fillestare të gjuhëve. Shpesh ju duhet të prisni derisa mund të filloni me kursin. .
Në secilën rrethinë ka rregulla të tjera për kurset fillestare të gjuhës. Pyesni një qendër këshilluese ose Sozialamt, nëse dëshironi që të bëni një kurs fillestar të gjuhës.

Kursi i integracionit
Kursi zgjat 6 muaj dhe kushton para.

Secili mund të bëjë një kurs të integrimit. Për këto njerëz të cilët nuk punojnë kursi nuk kushton asgjë:
·    Njerëz me një Aufenthaltserlaubnis. Ju keni të drejtë ta bëni kursin e integrimit. Nëse nuk mund të gjeni vend pyesni njënMigrationsberatungs-Stelle.
·   Njerëz nga Eritrea, Irak, Iran, Siria dhe Somalia në Asyl-Verfahren. Ju duhet të bëni një kërkesë tek BAMF-ja . Pyesni një qendër këshilluese .
Ka shumë pak kurse të integracionit. Ndoshta nuk do të ketë vend në kursin e integrimit. Shpesh duhet të prisni derisa të mund të filloni.

Kurse të tjera të gjuhës
Në disa qytete ka kurse të tjera të gjuhës. Pyesni një qendër këshilluese.

Kurse vullnetare të gjuhës
Në shumë qytete ka kurse vullnetare të gjuhës. Mësuesit/mësueset nuk paguhen dhe shpesh nuk janë mësues/mësuese professional. Ju mund të shkoni shpesh në kurset vullnetare të gjuhës. Rreth kurseve vullnetare të gjuhës pyesni një qendër këshilluese .

Programe për të mësuar gjuhën
Ka faqe të internetit dhe aplikacione për të mësuar gjuhën gjermane. Një pamje mbi këtë keni në faqen Pro Asyl.