Ne përdorim cookies. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni politikën e privatësisë

Welcome
Small topic picture

Sulmet raciste dhe seksuale

Në Gjermani nuk duhet askush të trajtohet keq për shkak të preardhjes së tij, pamjes së tij, gjuhës së tij, të statusit seksual ose të gjinisë së stij. Kjo shkruan në nenin 3 në kushtetutën themelore. Kushtetuta themelore është kushtetuta e Gjermanisë.
Disa njerëz nuk i pëmbahen kushtetutës. Ato kërcënojnë, ofendojnë ose rrahin njerëz tjerë. Flisni me njerëz që ju besoni, nëse keni përjetuar ndonjë sulm. Edhe qëndrat këshilluese mund tju ndihmojnë. Gjithashtu ka edhe qëndra të vecanta për këshillime.

Policia

Nëse ju duhet urgjentisht ndihmë ose dikujt tjetër, thirreni policinë. Thirreni numrin për ndihmë 110. Ju mund të thirrni në cdo kohë. .
Tregoheni:
- Emrin tuaj
- Vendqëndrimin tuaj (ku ndodheni në moment)
- Arsyen e thirrjes tuaj (pse jeni paraqitur)

Dhuna kundër grave

Nëse dikush ju ofendon, kërcënon ose ju lëndon, sepse jeni një grua, mund të merrni ndihmë të vacantë. Edhe dhuna që vjen nga bashkëatdhetarë, pjestarëve të familjes ose bashkëshortëve, dënohet në Gjermani.
Edhe nëse keni shikuar një sulm, mund të merrni ndihmë.

Ju mund ta thirrni numrin 0800 011 601 6. Ju mund të paraqiteni në cdo kohë. Ju do të merrni ndihmë. Ndihma nuk paguhet. Këshillimi është anonime dhe e besueshme. Aty ka përkthyese për 25 gjuhë. Më shumë informacione mund të merrni në faqen e internetit www.hilfetelefon.de .

Dhuna gjinore

Nëse ofendoheni, kërcënoheni ose lëndoheni, sepse dikush nuk e pranon orientimin tuaj gjinor, mund të merrni ndihmë të vacantë. Edhe dhuna që vjen nga bashkëatdhetarë, pjestarve të fmailjes ose bashkëshortëve, dënohet në Gjermani.
Edhe nëse keni shikuar një sulm, mund të merrni ndihmë.

Mund të paraqiteni në numrin e telefonit 015253948194. Ju do të merrni ndihmë. Ndihma nuk paguhet. Këshillimi është anonime dhe e besueshme. Më shumë informacione mund të merrni në faqen e internetitQueer-Refugees.de

Dhuna raciste

Nëse ju kërcënon dikush, sepse nuk dukeni gjerman, ju mund merrni ndihmë të vacantë. Edhe nëse keni parë ndonjë sulm, mund të merrni ndihmë.
Ju mund të paraqiteni në numrin 0711 888 999 33. Ju do të merrni ndihmë. Ndihma është falas. Këshillimi është anonime dhe konfidenciale. Ka përkthyes/e për shumë gjuhë.

Nuk do të zbulohen të dhëna. Qëndrat këshilluese ju informojnë për të drejtat e juaja. Ato ju shoqërojnë deri në polici nëse dëshironi të bëni ankesë. Ju mund ti përcjellni ato tek psikologu/ja . Qëndrat këshilluese ju ndihmojnë edhe nëse sulmuesi është person (Security, polici, shërbimit shtëpijak ose të tjera).
Qëndra këshilluese në Baden-Württemberg quhet Leuchtlinie .